Pas disa seancash mungesë togat e zeza kanë sjellë me forcë në gjyq Klodian Çalamanin.
Ky i fundit akuzohet për abuzimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo në Fier. Megjithatë edhe sot seanca gjyqësore e Çalamanit është shtyrë. Kjo pasi familjarët e të miturit nuk u paraqitën në gjykatë.
Gjëndja e tyre emocionale është tejet e rënduar sepse para pak ditësh ishte 1-vjetori i vdekjes së të miturit.
Kjo eshte hera e katërt qe seanca gjyqësore shtyhet. Përballja me togat e zeza të Klodian Çalamanit do të jetë në 12 dhjetor.