jë tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një çift shqiptarësh, Mynevere Karabollaj (Myrtaj), 37 vjeçe dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, janë ekzekutuar brenda në banesë.
Sipas mediave italiane ata dyshohet se janë vrarë nga ish-burri i 37-vjeçares, Viron Karabollaj, pasi ky i fundit nuk pranonte lidhjen e saj me Merkurin. Ngjarja ka ndodhur në zonën në Spinea.
Policia, pas një telefonate nga vajza e viktimës, e cila deklaroi se prej një dite nuk kishte mundur të lidhej më të ëmën, ka mësyrë në shtëpinë e çiftit, aty ku i kanë gjetur të pajetë. Ndërkohë vijojnë kërkimet për arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se është autori i tragjedisë.