Nisur nga moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Gjirin e Durrësit, Autoritet Portual Durrës bën një përmbledhje të situatës, e cila paraqitet si më poshtë:
👉🏻Janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve që ndodhen të akostuara në kalatat portuale.
👉🏻Tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjellas, kanë mbërritur në Portin e Durrësit sipas parashikimeve.
Nisjet mbrëmjen e kaluar nga të dyja anët e Adriatikut janë bërë më herët se parashikimi, me qëllim mbërritjen më herët në Portin e Durrësit/Barit, kjo si rrjedhojë e masava të mara nga autorietet detare dhe njoftimit për rritjen e forcës së detit, erës dhe lartësisë së dallgëve në det të hapur
(DPD, 21.11.2022: Duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-JugPerëndim. Forca e detit do të jetë 8-9bft , shpejtësia e erës 15-28m/s dhe lartësia e dallgës do të jetë nga 1.8-3.50).
👉🏻Anijet e peshkimit nuk kanë vijuar aktivitetin e tyre deri në një urdhër të dytë për përmirësim të kushteve të motit.
👉🏻Përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022 dhe deri atëherë jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës deri në rikthimin në normalite