Autoriteti rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën e rrugëve në vend pas motit të keq të ditëve të fundit.

Aktualisht ka rënë intensiteti i reshjeve të shiu duke qetësuar të gjithë situatën. Ndërkohë për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Njoftimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendinduke sjellë një qetësim të situatës

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore