Në Lezhë gjatë orëve të fundit reshjet e shiut ka qenë me intensitet më të lartë.
Në Gjadër vijon të jete më problematike situata ku shumë familje vijojnë të jene të izoluara si shkak i prezencës së madhe të ujit nëpër oborre.
Dhe në Kakarriq është e njëjta situatë me 4 banesa të cilat po ashtu janë të izoluara nga prezenca e ujit.
Në Blinisht vijon të jetë e bllokuar rruga për shkak të prezencës së madhe të ujit, ndërsa ura qe lidh Fshatin Zojz me Gjadrin është e kalueshme nga automjetet.
Kujtojmë se dje kjo urë ishte totalisht e mbuluar nga uji, duke lënë të izoluar shumë familje në këtë zonë.