IKMT ka hedhur në erë pal minuta më parë godinën e “Prestige Resort” në Golem.
Shembja e objektit turistik në pronësi të Irfan Hysenbelliut u bë para ditës së hënë, duke shkelur afatet kur gjykata do të shprehej në lidhje me ligjshmërinë e godinës.
Punonjësit e IKMT kanë punuar edhe përgjatë ditës së shtunë dhe të diel për të përfunduar në kohë procesin e hapjes së zgavrave ku do të vendoseshin 70 kg tritol.
Me dhjetëra qytetarë e kan5 ndjekur live shembjen me shpërthim të telekomanduar të hotelit, siç duket nga kjo video e “DurrësLajm”.