Ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet për herë të parë Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, dhe do të zhvillohet në ambientet e hotelit të hapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.

Në axhendë bëhet me dije i gjithë aktiviteti i këtij samiti të rëndësishëm për vendin tonë.

Kështu, në orën 09:30 do të bëhet mbërritja e liderave evropianë, ndërsa në orën 10:00 do të firmoset marrëveshja për Reaming.

Pas 15 minutash, në 10:15 do të mbërrijë pjesa tjetër e liderave dhe në orën 11:00 do të ketë një seancë plenare, e cila do të shoqërohet me një foto në 11:45.

Në orën 12:45 do të fillojë sërish sesioni i dytë i kësaj seance plenare, ndërsa në orën 14:30 do të ketë edhe një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama, presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të Europës, Charles Michel.

Ndërkohë në fokus të Samitit do të jetë lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Ndërkohë, ditën e nesërme, edhe kryedemokrati, Sali Berisha ka thirrur një protestë.