Nëna e 31-vjeçarit që goditi sot me grusht kreun e PD-së Sali Berisha është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo iu bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike.

E ëma nënvizoi se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i kërkoi ndjesë Sali Berishës për aktin që kreu sot djali saj.

“Fatkeqësia e djalit tij nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur.  Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, u shpreh e ëma.