105 minorenë shqiptarë të pashoqëruar kanë hyrë në Itali e kanë kërkuar strehim nga shteti italian.
Ky është raporti i fundit nga Ministria italiane e Punëve e Çështjeve Sociale i tetorit 2022.
Shqiptarët renditen pas minorenëve të ardhur nga Egjipti, Tunizia, Afganistani, Pakistani e Guinea. Numri i përgjithshem i minorenëve shqiptarë emigrantë pa prindër në Itali deri sot është 1353 ndërsa 43 prej tyre janë vajza.