Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka njoftuar se janë hequr skelat nga Torra Veneciane në Durrës, e cila u restaurua në kuadër të projektit “EU4Culture Albania”.
Në faqen zyrtarë në rrjetet sociale “EU4Culture Albania” shkruan se “Kulla Veneciane do të kthehet në Qendrën e parë të Interpretimit të Trashëgimisë Kulturore dhe për këtë qëllim, të gjitha pajisjet digjitale po rregullohen dhe kalibrohen.”
Postimi i plotë:
Jemi të lumtur t’ju tregojmë se pas disa muajsh restaurimi të kujdesshëm, më në fund mund ta shohim Kullën Veneciane pa skela.
Kulla Veneciane do të kthehet në Qendrën e parë të Interpretimit të Trashëgimisë Kulturore dhe për këtë qëllim, të gjitha pajisjet digjitale po rregullohen dhe kalibrohen. Përmbajtjet dixhitale janë duke u finalizuar dhe mezi presim t’ju informojmë së shpejti për aktivitetet e para të Qendrës.