Ardhja e trupës së Teatrit të Kukullave në Durrës pritet gjithnjë me mjaft entuziazëm nga më të vegjlit.
Pas suksesit të shfaqjeve të mëparshme, këtë javë aktorët e Teatrit të Kukullave do të sjellin pjesën “Tre derrkucët”.
Në dy orare të ndryshme (ora 10.30 dhe 11.30) vogëlushët e kopshteve dhe ciklit fillor në Durrës do të mund të ndjekin më datë 15 dhjetor shfaqjen e regjisorit italian Paolo Comentale.
“Na ishte njëherë në një pyll, një ujk. Ujkut i pëlqente të këndonte sa që shpresonte të bëhej një yll muzike. Ai këndonte nga mëngjesi deri në darkë, por….ujku ishte gjithmonë i uritur sepse nuk ushqehej asnjëherë. Të gjithë kafshët e pyllit e tallnin dhe vetëm e tallnin….. por ujku…. sërisht ishte i pangrënë.
Një ditë të bukur vendosi të mos vihej më në lojë nga kafshët e tjera dhe vendosi të hante ushqimin më të mirë e më të shijshëm, atë më të veçantin në botë…
Dhe a e dini se kush është?”
Këtë mund ta mësoni vetëm duke ndjekur në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” shfaqjen “Tre derrkucët”.
𝐏𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐳𝐞𝐫𝐯𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐥efononi në /𝐰𝐡𝐚𝐭𝐬𝐚𝐩𝐩 –> 0683913813