Teuta ka marrë fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur 1-0 Tiranën në shtëpi, në ndeshjen e Superligës.Në minutën e 34-të, është Aleksi që dërgon një sinjal të rëndësishëm në portën kundërshtare, por pa zhbllokuar dot shifrat.

“Djemtë e Detit” arrijnë të prishin ekuilibrat në fundin e fraksionit. Beqja realizon me kokë, duke ndezur kështu festën durrsake. Gëzimi zgjat pak, pasi pas një rishikimi me VAR, goli anulohet për shkak të një faulli në sulm ndaj Përgjonit.

Teuta do insistonte për të marrë vërtetë epërsinë në këtë takim, Albion Marku do “tundtte rrjetën”, me portierin Bekaj të mposhtur falë edhe një skeme që rezultoi e suksesshme.

Me këto shifra, ekipi i Martinit merr më në fund frymë lirshëm, edhe pse renditet e parafundit, dalja nga zona e ftohtë duket afër. Në krahun tjetër, bardheblutë janë të dytët me 25 pikë.