Një ortek dëbore ka rënë në Austrinë Perëndimore, në një vendpushim skish duke goditur 10 persona. Një prej tyre është shpëtuar, ndërsa nuk dihet fati i personave të tjerë.

Kërkimet për ta vazhdojnë, ndërsa në operacionin e shpëtimit janë angazhuar rreth 100 persona.

Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar të apasionuarit e sporteve dimërore,” ka thënë bashkia Lech.

Ortekët janë të zakonshëm në Austri.