Një 68-vjeçare ka humbur jetën në Concordia (Modena) Itali pasi u sulmua nga dy qentë e saj Rottëeiler.

Viktima e identifikuar si Iolanda Besutti mbante në shtëpi dy qen në postimet në rrjetet sociale duket se ajo i donte shumë.

Gruaja e cila u shfaq menjëherë në gjendje kritike për jetën, ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Baggiovarës.

Policia dhe karabinierët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Viktima ishte pensioniste, ashtu si edhe bashkëshorti i saj . Viktima i donte shumë qentë e saj, ndërsa në Facebook në disa postime i quante “luanët e mi” .

Qentë të moshës një dhe katër vjeç kishin sulmuar dhe më parë një kopshtar, rreth muajit shkurt. 

Ai u plagos rëndë në këmbë dhe krah, duke u detyruar të bënte dy operacione që zgjatën disa orë.