Një baba është gjetur i ngrirë për vdekje ditën ditëlindjen e tij pasi ndodhej jashtë gjatë një stuhie dimërore në SHBA.
William Clay, 56 vjeç, u konfirmua si një nga 16 viktimat e dimrit të acartë në Buffalo, SHBA. Ai u gjend i pajetë me fytyrë poshtë në dëborë.

Familjarët e identifikuan trupin e tij menjëherë pasi u raportua i zhdukur në prag të Krishtlindjes. Qyteti, në shtetin e Nju Jorkut, është përfshirë nga temperatura nën zero dhe stuhi të mëdha gjatë ditëve të fundit.
Para identifikimit të trupit, motra e tij Sophie Clay i kishte nxitur njerëzit në Facebook që ta ndihmonin duke kërkuar William. Ajo tregoi se i vëllai shpesh kalonte kohë në dyqanin 7-Eleven pranë shtëpisë së tij, sipas The Mirror.





