Identifikohet një gen i ri që duket se është përgjegjës për autizmin. Mutacionet në genin Caprin1 rezulton të jenë përgjegjëse për disbalanca në mekanizmat neural, që provokojnë shqetësime të spektrit të autizmit, si vonesa në shprehi, pamundësi intelektive, deficit vëmendjeje dhe të qenit hiperaktiv.
Puna kërkimore, e publikuar në revistën shkencore Brain, është rezultat i punës së një grupi ndërkombëtar nën drejtimin e Universitetit të Torinos dhe Keln.
Sipas autorëve të studimit,zbulimi është i rëndësishëm sepse shpjegon rolin biologjik Caprin1 dhe sesi rregullon sintezën e proteinave të neuroneve duke rregulluar në këtë mënyrë punën e shumë geneve në tru. Pra kjo proteinë është rregullator i shumë mekanizmave biologjikë të neuroneve dhe falë këtij zbulimi mund të identifikohet një proces zinxhir që lidhet me shqetësimet e neurozhvillimit.