Një nga tragetet e linjës Durrës-Bari (Rigel VII) që anuloi lundrimin mbrëmjen e së martës, u nis mëngjesin e sotëm drejt Italisë.
Gjithashtu edhe nga porti i Barit është nisur njëri prej trageteve. Burime portuale bëjnë me dije se nga Bari drejt Durrësit, trageti Rigel III ka nisur lundrimin rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe pritet të mbërrijë në Durrës rreth orës 12:00 ditën e sotme.
Ndërsa trageti tjetër që anuloi nisjen një ditë më parë, pritet të niset mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit.
Për shkak të motit të keq, një ditë më parë u anuluan lundrimet e trageteve të linjave Bari-Durrës-Bari, ai i Ankonës drejt Durrësit, si dhe trageti i linjës Vlorë – Brindizi.