Vazhdojnë problematikat në lundrimet me traget për shkak të motit të paqëndrueshëm. Burime portuale bëjnë me dije se tragetet e linjave Durrës-Bari-Durrës kanë pasur vonesa.
Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje nga Durrësi drejt Barit mbrëmjen e kaluar, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm në oraret 08:00 dhe 08:10.
Ndërkohë që edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga Porti i Barit.