Arbër Çyrbja ishte një lojtar shumë i rëndësishëm kundër Egnatias pasi ndikoi në marrjen e 11-metërshit. Pas sfidës ai u shpreh se meriton të ketë më shumë minuta me ekipin pas dëmtimit dhe se tek Teuta ndjehet më mirë se sa kur ishte tek Erzeni.
“Egnatia është një ekip shumë i mirë dhe besoj është pretendente për Kupat e Europës, por ne kishim hyrë në fushë me synimin e tre pikëve. Mendoj se meritoj më shumë minuta pasi jam kthyer nga dëmtimi. Nuk mund të them që u dëmtova në momentin tim më të mirë, por mendoj se avash avash do të rikuperohem dhe të kthehem në nivel maksimal. Nuk më vjen keq që nuk jam tek Erzeni, pasi ata të largët të duan më shumë se sa të tutë. Jam më i kënaqur tek Teuta”, u shpreh Çyrbja.