Teuta arriti një fitore të rëndësishme përballë Partizanit në transfertë me rezultatin 0-2. Autori i golit të parë, Albion Marku, u shpreh tepër i lumtur për fitoren dhe për formën e mirë që po kalon skuadra e bregdetarëve.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për formën e skuadrës. Do të japim maksimumin që të shkojmë sa më lartë.

Ne i shohim ndeshjet një nga një dhe nuk duhet të fluturojmë, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.Kam pasur ftesë që në moshën 19-vjeçare kur isha te Laçi. Edhe tani kur luajtëm me Arabinë Saudite, luajta 45 minuta. Kombëtarja është luks për të gjithë.

Rezultatet pozitive karikojnë çdo ekip.Unë kam luajtur në pozicionin 3-5-2 kur kam qenë te Laçi. Mund ta luaj mirë edhe 4-3-3, por këtu ndihem më mirë”, u shpreh Marku