Teuta arriti një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur në transfertë Partizanin me rezultatin 0-2. Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur për vazhdimësinë që ka skuadra dhe për tri pikët kundër “demave”.

Ndër të tjera këtë fitore ai ia dedikon një figure shumë të shquar të futbollit tonë, pikërisht Sabah Bizit.

“Fitoren ndaj Partizanit ia dedikoj legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, me rastin e 75-vjetorit të lindjes”, ka thënë ai.