Teuta do të përballet me Laçin në takimin e javës së 19-të të Abissnet Superiore, me sfidën që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:00 në Laç.

“Djemtë e Detit” janë “ringjallur” me ardhjen e trajnerit Edi Martini, me këtë të fundit që bëri të mundur nxjerrjen e skuadrës nga zona e ftohtë e klasifikimit. Aktualisht durrsakët mbajën vendin e 7-të me 21 pikë pas 18 ndeshjesh të zhvilluara.

Dueli me Laçin konsiderohet shumë i rëndësishëm për bregdetarët të cilët udhëtojnë në transfertë me synimin e vetëm 3 pikët, pasi kjo është një mundësi për të lënë prapa në renditje një tjetër kundërshtarë, ku vetëm 2 pikë i ndajnë ekipet mes tyre. Duke parë rëndësinë e sfidës, Teuta ka vazhduar intensivisht përgatitjet për duelin me kurbinasit, ndërsa nuk duan hapa flas, gjë e cila do të ëvshtirësonte situatën në tabelën e klasifikimit.