Teuta mposhi me rezultatin 1-0 Erzenin dhe u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Për sfidën foli edhe mesfushori i durrsakëve, Ledio Beqja.

Ai u shpreh se ishin më të mirë se ekipi i Erzenit dhe se në fund do ta marrin ata Kupën.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, donim me patjetër fitoren për të qenë në çerekfinale, kemi besim që do të mundim dhe Kukësin për të shkuar në gjysmëfinale, më pas në finale dhe ta marrim ne Kupën.

Kjo fitore na rrit entuziasmin, të martën kemi ndeshje në Ballsh që duhen me patjetër 3 pikë. Erzeni është nga 3-4 ekipet më të forta të Superligës, luftojnë fort por ne besoj jemi më mirë se sa Erzeni. Kemi shumë lojtarë, por më shumë do të marrim këto pikët në kampionat për të lënë renditjen ku jemi”, u shpreh Beqja.