Jurgen Goxha i dha fitoren Teutës me golin e shënuar në minutën 77’ të sfidës.
Ai u shpreh se fati ishte me ekipin dhe se ishte i kënaqur që kishte ardhur tek durrsakët pasi tek Egnatia nuk e donin më.
“Fati ishte me mua sepse shënova unë, ndonjëherë futbolli është fat dhe ai shkon tek më të mirët, 3-pikëshi ishte shumë i rëndësishëm dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm.
Doja të rrija tek Egnatia, por dikush në klub nuk e donte Goxhën dhe donin lojtarët e vet, dhe për mendimin tim bëra zgjedhjen më të mirë që erdha tek Teuta dhe jam shumë i lumtur e i kënaqur këtu ku jam pasi është qyteti im dhe do doja të kisha luajtur më përpara dhe ta kisha provuar këtë ndjesi.
Nuk dua të përmend emra se kush nuk më deshi pasi tani janë në shtëpi duke më ndjekur nga televizori dhe i përshëndes, Jurgen Goxhaj jam”, u shpreh Goxha.