Erzeni dhe Teuta kanë ndarë pikët në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.
Derbi u zhbllokua shumë shpejt, pasi në minutën e 7’ Kallaku nuk gaboi në pikën e bardhë të penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij.
Gjatë pjesës së parë Teuta, pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin me Jazxhiun në minutën e 14’. Në fund të pjesës së parë shijakasit pretenduan për një penallti por gjyqtari nuk e akordoi. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për shijakasit, me Kahrimanoviç dhe Kriviçiç që patën disa raste për të vendosur baraspeshën. Por vetëm në minutën e 86’ Erzeni arriti të shënonte me Leaon.
Kështu ekipet ndanë pikët në këtë javë dhe pas barazimit Erzeni pozicionohet në vendin e 3-të me 31 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 25 pikë.