Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, ishte një nga më të dalluarit në fushë, në triumfit që “Djemtë e Detit” arritën ndaj Tiranës me rezultatin 0-2.

Jazxhi deklaroi:

“Normalisht ndihem shumë mirë dhe me fitoren e sotme kundër Tiranës. E dinim që na priste një ndeshje shumë e vështirë dhe ia dolëm. Shpresoj që të ikim sa më shpejt nga fundi i tabelës dhe të pretendojmë për ndonjë vend më lart.

Te Teuta nuk e kam problem për partnerin, ndihem mirë me çdo lojtar, Kotobelli më jep një siguri normalisht sepse është kapiteni i ekipit.

Gjithashtu kemi edhe Qaqin, Kuron dhe Goxhën që na ka ardhur në janar. Do të na ndihmojë shumë në të ardhmen. Ndihem mirë me të gjithë.

E falenderoj shumë profesor Shkëmbin i cili ka qenë më parë trajneri im, më ka udhëzuar shumë gjithandej. Po stërvitem dita ditës. Shpresoj që të kap një ekip më lart.

Kombëtarja shqiptarë do shumë punë për të arritur. Shpresoj një ditë ta arrij. Duhet shumë punë.Derbin nuk e di kush e fiton, por mendoj se do përfundojë barazim.” – u shpreh Jazxhi.