Një histori tragjike dashurie vjen këtë fundjavë për artdashësit durrsakë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Nën regjinë e Ylljet Aliçkës dhe me interpretimin e disa emrave të njohur të skenës drama e dashurisë i çon personazhet në vitet 60-70 ku përmes një playback theater aktorët improvizojnë histori të treguara nga spektatorët.
“Luba” një playback theater për herë të parë në skenën shqiptare. I krijuar për herë të parë në Amerikë nga Jonathan Fox dhe Jo Salas në vitin 1975, playback theater është një teatër i ndërtuar mbi interaktivitetin me spektatorët. Janë histori që tregohen nga spektatorët ato që një grup aktorësh improvizojnë në skenë. Luba është historia tragjike e një gruaje të huaj, martuar me një shqiptar.
Ngjarje dhe histori të viteve 60-70 vijnë në skenë përmes parodizimit të sistemit diktatorial dhe shpërfaqjes së thelbit të tij kriminal.
𝐼𝑛𝑡𝑒𝑟𝑝𝑟𝑒𝑡𝑜𝑗𝑛𝑒̈:
𝗫𝗵𝗼𝗮𝗻𝗮 𝗞𝗮𝗿𝗮𝗷, 𝗞𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗮𝗻 𝗞𝗼𝗿𝗼𝘃𝗲𝘀𝗵𝗶, 𝗜𝗴𝗹𝗶 𝗙𝘂𝘀𝗵𝗮, 𝗔𝘀𝘁𝗶𝗮𝗻𝗼 𝗦𝗵𝗲𝗵𝗮𝗷, 𝗟𝗶𝘃𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗹𝗶𝗮𝗷, 𝗞𝗹𝗮𝘂𝗱𝗶𝗼 𝗚𝗲𝗴𝗮, 𝗘𝗻𝗼 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗮.
Bileta & Rezervime:
𝗧𝗲𝗹 / 𝗪𝗵𝗮𝘁𝘀𝗔𝗽𝗽 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯
Orari i biletarisë 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬