Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 brenda në shtëpi përballë Vllaznisë, në javën e 24-të të Superiores.
Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh i zhgënjyer për sfidën dhe se meritonin fitoren.
“Më vjen keq për djemtë. Humbëm shumë raste. Është një nga ato ndeshjet që fati nuk është me ty. Patëm shumë raste të shënonim. Edhe pse pësuam gol, më pëlqeu që djemtë arritën të barazonin. Më vjen vërtet keq, sepse djemtë meritonin fitoren.
Ndryshuam diçka në lojë. Nuk vendosëm të luanim me dy sulmues. Menduam që të jemi të siguruar në aspektin defensivë. Kallaku bëri një punë shumë të mirë. Edhe Vila bëri një punë shumë të mirë, edhe pse nuk shënoi. Jam i lumtur me djemtë”, u shpreh Martini.