Kastrioti dhe Teuta kanë ndarë pikët në stadiumin e Kamzës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Sfida nis me tension nga ekipet, por gjyqtari arriti ti qetësonte. Në minutën e 43’ Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq.

Në minutën e 87’ të sfidës krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kuro. Arbitri e akordoi, por më pas shkoi tek VAR për ta konfirmuar dhe e anuloi.

Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 33 pikë dhe Kastrioti në vendin e 10-të me 24 pikë.