Teuta do të presë Partizanin në “Niko Dovana” për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 27-të të kampionatit shqiptar. Kjo përballje do të startojë në orën 18:00 ditën e shtunë.
Djemtë e detit do të synojnë një tjetër fitore nddaj demave këtë sezon dhe për ta bërë diçka të tillë durrsakët i bëjnë presion kundërshtarti me ish-lojtarët e kuq. Që nga kapiteni, Emiliano Vila për të vazhduar me Albion Markun, Erando Karabecin, Blerim Kotobellin apo dhe Sherif Kallakun. Të gjithë këto lojtarë në të kaluarën e tyre dhe në periudha të ndryshme kan ëmbajtur veshur fanelën e kuqe.
Por pavarësisht se përballë do të kenë ish-skuadrën e tyre, tashmë të 5 futbolistët do të synojnë 3 pikët për të larguar Teutën nga fundi i klasifikimit, ndërsa janë edhe shtylla kryesore në formacionin e Edi Martinit.