Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës durrsake. Shtatlarti ka dy sezone radhazi që është konfirmuar titullar në qendër të repartit difensiv, ndërsa këtë kampionat ka arritur të shënojë edhe dy gola, duke qenë një armë plus për skuadrën në goditjet standarde.Jazxhi theksoi, ndër të tjera, se Teuta ka mundësi të mposhtë Partizanin të shtunën, ndërsa beson shumë edhe te fitimi i Kupës.
Artan, si ka qenë kjo periudhë pauze për ekipin para ndeshjes me Partizanin?
Mendoj se gjendja e skuadrës është mjaft e mirë dhe kemi punuar të plotë para kësaj sfide. Jemi munduar të bëjmë sa më mirë, që të jemi të përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme që kemi. Unë dhe shokët e ekipit jemi gati për të marrë një rezultat sa më të mirë të shtunën.
Çfarë prisni nga dueli me “demat”?
Tani po vjen fundi i kampionatit dhe të gjitha ndeshjet do të jenë më të forta, me cilindo rival. Teuta nuk është futur asnjëherë në fushë për rezultat tjetër, veç fitores.
OK, por një barazim ndaj kryesuesve do t’ju interesonte?
Ne do të futemi në fushë për të marrë maksimumin, por nuk duhet të kalojmë në aventurë. Duhet të jemi të kujdesshëm të zbatojmë detyrat e trajnerit. Më pas varet se si do të shkojë ndeshja.
Pozitat e Teutës janë jo të mira, keni besim se do ta kaloni këtë moment?
Të them të drejtën, jo vetëm për ne, por ky kampionat ka treguar se të gjitha ekipet kanë pasur ulje-ngritje. Çdo javë mundohemi ta kalojmë këtë problem që kemi pasur dhe shpresojmë t’ia dalim.
Në çfarë pozicioni e shikoni Teutën në fund të sezonit?
Unë Teutën dua ta shikoj sa më lart, për vetë investimet që janë bërë në skuadër. Nuk mund të jemi të kënaqur me pozicionin që kemi. Shpresoj që të jemi sa më lart në renditje dhe të marrim maksimumin në Kupë. Pikët aty janë dhe, siç shpresojnë të gjitha ekipet, edhe ne duam të marrim maksimumin e tyre. Në mendjen time e shoh më lart Teutën në fund të sezonit, por ajo gjë i takon fushës.
Pjesëmarrja në Europë është misioni i Teutës. Nga mendoni se do ta arrini objektivin, prej kampionatit apo Kupës?
Europën e kemi pasur objektiv që nga fillimi i këtij sezoni. Kemi bërë gabime në shumë ndeshje, që duhet t’i fitonim, por jemi ringritur dhe deri në fund do të luftojmë për të arritur objektivin e klubit. Fokusi ynë tashmë është te Partizani, ndërsa për Kupën do të fillojmë të mendojmë në momentin e duhur, pasi të.