Monika Kryemadhi nuk ndal denoncimet për dosjen e incineratorëve. Ajo ka publikuar pamjet me dron të filmuara një ditë më parë në landfillin e Sharrës.

Kryemadhi thotë se për një groposje primitive të mbetjeve kemi paguar dje 29 euro për ton.

Kryemadhi: Ja, o popull, shikoni se si u trajtuan mbetjet urbane dje në Sharrë. Për këtë shërbim groposje primitive kemi paguar dje 29€/ton. Paratë i ka kaluar bashkia e Erion Veliaj. Dhe vazhdojmë paguajmë edhe sot. Ky dron është ngritur dje, 75 ditë nga xhirimet e para, që unë kam publikuar. Duket qartë se nuk kryhen shërbimet kontraktuale të koncesionit, por qeveria nuk ndalon pagesat. Shkelësit e ligjit janë kapur me fakte, ndërsa drejtësia thotë se kemi frikë arbitrazhin, duke lejuar vazhdimin e vjedhjes në të cilën Erioni ka futur qytetarët e gjithë vendit. Institucionet e shtetit nuk e kanë parë të arsyeshme këto dy muaj e gjysmë që të ndalojë vjedhja e parave publike. Pamje që e bëjnë më aktuale se kurrë shprehjen, se shqiptarët nuk janë të varfër, thjesht të vjedhur!