Një tjetër aktivitet sportiv ndërkombëtar u mbajt në Durrës.
Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” u zhvillua për herë të parë në Shqipëri kampionati botëror i peshëngritjes për të rinj.
Në këtë aktivitet që u mbyll me mjaft sukses morën pjesë 58 shtete me 500 sportistë dhe 200 zyrtarë nga e gjithë bota.
Eventin sportiv e përshëndet dhe kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, e cila shprehet se ky “ishte një tjetër event sportiv botëror mjaft i rëndësishëm jo vetëm në aspektin sportiv por që i shërben edhe promovimit të qytetit tonë në rang ndërkombëtar.”