“Të vërtetat e Ingridit”, kjo është ekspozita me 35 tablo të realizuara nga piktorja Ingrid Xheraj, e cila u hap në fundjavë në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia” e Durrësit.

35 punimet e ekspozitës ishin kryesisht natyra të qeta dhe portretet e njerëzve të saj të dashur. Përmes tyre, piktorja e re shpreh përjetimet  e saj dhe botën e pasur shpirtërore.

Me një botë plot ngjyra dhe dashamirësi për njerëzit që shenjuan momente të veçanta dhe të bukura, studentja e Universitetit të Arteve të Bukura Ingrid Xheraj zbulon disa nga të vërtetat e jetës së saj për artdashësit.

Ekspozita personale e saj do të qëndrojë e hapur për artdashësit durrsakë deri më 15 prill.