Ditën e sotme po shqyrtohet në Komisionin e Integrimit projektligji për disa ndryshime dhe shtesa për “Mediat audiovizive në Republikën Shqipërisë”, të ndryshuar”.
I pranishëm ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij ka propozuar që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok.
Sipas tij Shqipëria duhet të ndjekë modelet e rregullatorëve europianë, në këtë mënyrë thotë Balla do të ndalohet abuzimi me të dhënat personale.
“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin për përdorimin e këtij aplikacioni në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. Të paktën tek pajisjet zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent.’- tha Balla.