Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

Gjatë takimit me prindërit, në fjalën e tij, Meta përfitoi nga rasti që të shpaloste edhe planin e Partisë së Lirisë dhe opozitës në lidhje me investimet e nevojshme në çerdhe dhe kopshte për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për përkujdesen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Meta shtoi se përveç infrastrukturës, fëmijëve do u rimbursohen edhe barnat.

Do ndërmarrim iniciativa ligjore në Parlament. Do angazhohemi për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për çerdhe dhe kopshte për këta fëmijë që mos të ndihen të përjashtuar, përkundrazi të kenë mundësi integrimi. Të kenë kujdestari dhe ndjekje profesionale si dhe trajtim me barna. Është e rëndësishme që barnat të rimbursohen nga shteti dhe jo siç ndodh shpesh që kjo gjë nuk ndodh për shkak të kostove dhe familja s’ka mundësi. Autizmi nuk zgjedh dhe duhet ta mendojmë si shqetësim të familjes së madhe që duhet ta zgjidhim me solidaritet”- tha Meta.