NATO kremton sot 74-vjetorin e themelimit. Kjo organizatë u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 pas Luftës së Dytë Botërore me qendër në Bruksel.

Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në Twitter, ka uruar 74-vjetorin e themelimit të Natos, i cili shprehet se përmes kësaj organizate kemi 74 vite mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike.

Gëzuar ditëlindjen #NATO! 74 vite në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike! Shqiperia së bashku me aleatët e tjerë e vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo”, ka shkruar presidenti Begaj.

NATO ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv, ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme. Roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake. Kjo organizatë luan një rol në krizat politike dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake.