Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, e ka theksuar përsëri sot faktin se korrupsioni po vret të ardhmen e vendit.
Në një takim me të rinjtë e shkollës profesionale “Gjergj Cano”, Ilir Meta mori shembuj nga fusha të ndryshme.
Meta: Rama të gjithë sistemin e ka kundër fermerëve, vetëm në interes të oligarkëve. Kilometrin e rrugës e bën 3 herë më të shtrenjtë se në Europë. Gjashtë milionë euro borxh vetëm për të udhëtuar me charter. Bën vitrina luksoze, bën kulla 60-katëshe, pasi prioritet ka oligarkët dhe jo arsimin.