Ndeshja e fundit ndaj Laçit ishte një finale e humbur për Teutën. Ekipi durrsat u afrua shumë me fitoren teksa kaluan të parët në avantazh me supergolin e Klejdi Dacit por në 15 minutat e fundit do të vinte edhe përmbysja e madhe e kurbinasve.
Nën drejtimin e Edi Martinit skuadra bregdetare ka nisur sërish përgatitjet ditën e sotme në aneksin e stadiumit Niko Dovana. Humbja tani është hedhur pas megjithatë tekniku shkodran ka nxjerrë mësimet për lojtarët e tij.
Tani e gjithë vëmendja ka kaluar te Bylis, ekip me të cilin do të përballet ditën e shtunë në orën 15:00 në Ballsh. Fitorja është detyrim pasi kjo ndeshje është një tjetër finale me Bylisin që është në vendin e 9-të me 29 pikë, 5 më pak se durrsakët.