Fëmijët që kanë çrregullime të spektrit autik janë rritur ndjeshëm, në Shqipëri sipas studimeve mendohet se janë rreth 10 mijë fëmijë dhe të rinj autik.
Ekspertët ngrenë shqetësimin e rritjes së numrit të fëmijëve autik dhe një ndër faktorët sipas tyre është përdorimi i teknologjisë që para moshës 1 vjeç.
Prindërit kërkuan rritjen e pagesës që përfitojnë pasi sipas tyre është minimale dhe varion nga 7 mijë në 11 mijë lekë në muaj.
Klubi i prindërve të fëmijëve autik në konferencën e organizuar për problematikat e këtij komuniteti dhe arritjet e reja shkencore, kërkuan që të shtohen orët e mësuesve të ndihmës, në mënyrë që të rrinë më gjatë me fëmijët në klasë.
Klan News