Teuta mori vetëm 1 pikë në transfertën me Bylisin në Ballsh.
Pas sfidës foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.
“Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe me pak raste për shënim.
Golat u shënuan, por nuk është se u kërkuan shumë. Kishim shansin të shkonim 3-1, por nuk ia arritëm.
E njëjta situatë kjo e sotmja si ajo e Laçit. Po nuk shënove do të pësosh. Nuk jam i kënaqur me rezultatin pasi kishim raste të pastra. Presioni në ndeshjet është shumë i madh. Pas dy humbjeve radhazi, një humbje e sotme do të na bënte shumë keq.
Na duhej fitorja sot. Kemi pasur kundër edhe fatin si në ndeshjen kundër Partizanit. Në të gjitha ndeshjet kemi luajtur më mirë se kundërshtarët, por pjekuria dhe presioni bëjnë të veten. Kemi detyrën të punojmë më tepër për saktesinë para porte.
Kjo fushë është një fushë shumë e vështirë. Terreni ishte i vështirë për të qarkulluar topin dhe nuk mund te zhvillojmë lojën tonë më të mirë. Sot ishte një prej atyre ndeshjeve ku nuk pretendonim ndeshje të bukur, por 3 pikët. Jam i sigurtë që do të rritemi.
Por dhe mungesa e Goxhaj dhe Karabecit kanë bërë të tyren pasi ata janë lider të skuadrës sime. I ndjejmë shumë mungesat e tyre.
Edhe lojtarët që kam në dispozicion e kanë justifikuar, por përsëri mungesa e eksperiencës është e rëndësisshme” u shpreh Martini.