Në një galeri arti, të fshehur në zemër të Durrësit, por e njohur për të gjithë piktorët, koleksionistët dhe kritikët e artit në vend, janë ekspozuar qindra punime autentike të piktorëve durrsakë, dhe jo vetëm.
Ai që i ruan, kujdeset për to, dhe përbri tyre vendos punimet e tij, është piktori Çaush Vathi.
“DurrësLajm” e pyet për lidhjen e tij që në vitet e para të jetës me pikturën dhe sot me organizimet e “Kolonive të Piktorëve”.
Në veprat e Çaushit ka një të kuqe karakteristike, që bie në sy edhe nga një vëzhgues i thjeshtë i artit… dhe nuk kemi gabuar, sepse vetë Çaushi shpjegon si e kanë lidhur kritikët e artit “të kuqen” me të.
Dhe pyetjes sa kushton një vepër arti, sigurisht që piktori Vathi nuk mund t’i përgjigjet objektivisht…
“Asnjëherë nuk e vlerësojmë saktë veprën e artit, atë e vlerëson koha dhe njerëzit që e marrim, e përvetësojnë atë. Vlera e saj është edukative, artistike. Në këtë galeri, të gjitha veprat janë unike, nuk ka të dytë në botë si këto punime. Vlera jonë definohet më qartë pasi ikim nga kjo jetë.”,- thotë ai.
H.H.