Ndarja nga jeta e ish-mundësit dhe zv/trajnerit të ekipit të futbollit të Shijakut prej Covid-19 ka lënë të pikëlluar të gjithë ata që e njohën nga afër sportistin Shkëlqim Troplini.

Deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, përmes një postimi në rrjete sociale ka shprehur dhimbjen për humbjen e Troplinit, por njëkohësisht ka shprehur bindjen se dy djemtë e ish-mundësit do të ecin në gjurmët e të atit dhe do të japin kontribut të vyer për ekipin e Erzenit.

“Lamtumirë Kampion

Ditë e trishtë për sportin dhe veçanërisht për komunitetin e Shijakut, me largimin e parakohshëm nga jeta të Shkëlqim Troplinit, zëvëndës trajnerit të ekipit të futbollit Erzeni.

Shkëlqimi si ish-kampion i mundjes dhe xhudos dhe së fundmi pranë skuadrës së Erzenit, arriti të mposhtë kundërshtarët, por nuk ja doli në betejën me virusin e mallkuar! Por, përveç kontributit të tij të vyer në skuadrën tonë, ai la Ronaldon (Kapiteni i Erzenit) dhe Euxhenion, që do vazhdojnë në hapat e babait të tyre shembullor! Të qoftë dheú i lehtë Kampion! Mirënjohje për kontributin e pazëvendësueshëm në sportin shqiptar!”,- shkruan Çyrbja.

Lamtumirë Kampion Ditë e trishtë për sportin dhe veçanërisht për komunitetin e Shijakut, me largimin e parakohëshëm…

Posted by Jurgis Çyrbja on Monday, November 9, 2020