Protestat e djeshme në Paris sollën dhe dhunë dhe 108 policë mbetën të plagosur. Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron, jo vetëm në Paris.

Ministria e Brendshme tha se numri i përgjithshëm i demonstruesve ishte 782,000, duke përfshirë 112,000 në kryeqytetin Paris, por sindikata CGT thotë se shifra është trefishi i këtij numri.

Protesta eskaloi kur një polici iu vu flaka nga protestuesit. Rreth 300 persona u arrestuan në incidentet gjatë protestave të 1 Majit.

Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen kolegët duke tentuar të shuajnë flakën në trupin e tij, të shkaktuar nga sulmi me koktej molotovi.