Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin duhet të dënohet për krime lufte.
Nga Haga, ai shprehur mirënjohjen e treguar për vëmendjen dhe respektin ndaj vendit të tij, si edhe për ata njerëz që “vlerësojnë lirinë dhe nuk tolerojnë tiraninë”.
“Putin është ai që meriton të dënohet për veprime kriminale në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Më pas shtoi: “Jam i sigurt se do ta shohim këtë të ndodhë kur të fitojmë”.
Zelensky tha se pas përfundimit të luftës Ukraina do të anëtarësohet në NATO.
“Ne jemi realistë – e dimë se nuk do të jemi në NATO gjatë luftës por kemi një mesazh shumë të qartë se do të jemi në NATO pas luftës”, tha ai.