Ndeshja në kampionat ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që u pa në Kupën e Shqipërisë.
Teuta ka arritur të realizojë sot një hakmarrje kundër Tiranës pas asaj humbjeje 4-0 në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Rimal Haxhiu kaloi në avantazh Tiranën në minutën e 54-t të takimit, por festa e tij do të zgjaste vetëm 11 minuta.
Emiljano Vila kthen sërish baraspeshën, ndërsa në minutën e 78 ishte Lorenco Vila ai që ndëshkoi bardheblutë dhe përmbysi rezultatin.
Tre pikët në fund i takojnë Teutës, ndërsa Tirana lëshon terren në garën për titullin kampion.
Bardheblutë tashmë gjenden vetëm dy pikë më shumë se Partizani, me të cilin do të luajë përballjen e radhës në kampionat.
Me situatën e krijuar në krye të tabelës, fati i titullit kampion duket se do të diktohet nga derbi.