Gara për titullin kampion bëhet edhe më emocionuese, teksa diferenca mes Partizanit dhe Tiranës shkon në vetëm dy pikë.
Të kuqtë kanë mposhtur me rezultatin 3-1 Kukësin, ndërsa bardheblutë janë befasuar nga Teuta në “Niko Dovana“.
Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Martini deklaroi: “Kur luajmë ndaj Tiranës e gjejmë këtë forcë. Në 3 ndeshje, i kemi marrë 9 pikë. Sikur të luanim vetëm kundër Tiranës, do kishim fituar kampionatin.
Ne luanim sot për të marrë pikët, duam të jemi në katërshe. Kupa akoma s’ka mbaruar, nuk jemi dorëzuar. Kishte shumë ndeshje që fati na kishte kthyer shpinën. Ky ekip ka mundësi. Jemi të kënaqur me atë që kemi bërë sot“.