Tirana është kualifikuar për herë të 27 në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar Teutën në gjysmëfinalet e turneut.
Fitorja 3-0 në sfidën e parë ia bëri më të thjeshtë skuadrës së Shehit kualifikimin pasi ajo administroi mirë rezultatin e për më tepër u tregua më thumbuese në pjesën e parë.
Në të dytën, të dy skuadrat duket u pajtuan me fatin e sfidës dhe nisën të mendonin për kampionatin me zëvendësimet, duke zbehur vijimin e sfidës deri në vërshëllimën përfundimtare që dekretoi kalimin e bardhebluve në ndeshjen për trofeun.