Mundësia që një asteroid shkatërrues të përplaset në planetin tonë ka qenë gjithnjë në tavolinë që pas zhdukjes së dinosaurëve,
Megjithatë, shkencëtarët thonë se për momentin mund të rrimë të qetë pasi asteroidët me përmasa problematike nuk përbëjnë rrezik për planetin për të paktën 1,000 vitet e ardhshme.
Sipas studimeve të bëra deri më tani rreth asteroidëve që qarkullojnë, rezulton se një shkëmb hapësinor si ai që zhduku dinosaurët nuk ka gjasa t’i afrohet planetin tonë edhe për shumë vite që do të pasojnë.
Ndërkohë që një asteroid që është 1097.28 metra i gjerë i njohur nga astronomët si “1994 PC1” është rreziku më madhor deri më tani, ekspertët vlerësojnë se shkëmbi hapësinor ka 0.00151 për qind mundësi për të kaluar brenda orbitës së Hënës.
“Ky është lajm i mirë,” thotë Oscar Fuentes-Muñoz nga Universiteti i Kolorados për MIT Technology Review.
Për aq sa dimë, nuk do të ketë impakt në 1,000 vitet e ardhshme.”
Deri më sot, NASA liston 1,283,023 asteroidë të njohur prej saj. Ata janë në forma dhe përmasa të ndryshme. Më i madhi ka një diametër prej 530 km.
Për studimin në fjalë, shkencëtarët në Universitetin e Kolorados dhe nga Instituti Kalifornian i Teknologjisë analizuan një katalog të objekteve hapësinore pranë Tokës.