Teuta fitoi ndaj Kastriotit duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini u shpreh i lumtur dhe shtoi se skuadra e tij kërkon Europën.

Jam i lumtur sepse çunat dhanë maksimumin edhe pse kishim stres sepse duhej fitore. Ishte ndeshje e ngarkuar dhe duhej mbyllur më parë se kishim shumë raste. U tremba sepse futbolli është i poshtër pasi Kastrioti kishte shanse.

Kur erdha te Teuta e gjeta në vendin e fundit dhe kam pasur 8 pikë. Mendohej mos me rënë nga kategoria dhe ishte objektiv. E arritëm shpejt dhe kjo më motivon për të parë para. Europa ishte tabu kur erdha, por djemtë kanë dhënë shpirtin në fushë dhe do të luftojmë deri në fund. E dimë që kemi dy ndeshje të vështira. Do bëjmë çmos të fitojmë Egnatian”, tha Martini.